Një nënë zemërthyer e mbajti në shtëpi për dy javë rresht vajzën e saj të vdekur – madje duke e marrë atë për shëtitje në një karrocë fëmijësh dhe duke e njohur atë me vëllezërit e motrat e saj.
Emma Woodhouse, 27-vjeçare, nga Lancaster, lindi me prerje cezariane binjakët Jessica dhe Bella pas vetëm 29 javë shtatzënie në qershor të këtij viti, pasi kordoni i kërthizës Jessica-s u këput në mitër.
Derisa Bella mbijetoi mrekullisht lindjen traumatike, Jessica fatkeqësisht ishte e vdekur, pavarësisht se mjekët luftuan për 22 minuta për ta ringjallur atë.
Por në sajë të një “shtrati ftohës” (i dizejnuar enkas për raste të tilla) Emma, e cila tashmë është edhe nënë e tre fëmijëve më të mëdhenj, ishte në gjendje të sillte në shtëpi Jessica dhe të kalonte dy javë duke u kujdesur për vajzën e saj; duke e marrë atë për të ecur me bashkëshortin e saj Pal, dhe madje duke e njoftuar atë tek fëmijët e tjerë para se ajo të dërgohej në krematorium.