Nëna e një adoleshenti që u ther me me thikë ka zbuluar se si vrasësit e tij ia morën jetën djalit të saj.
Djali i Roseann Taylor, Azaan Kaleem, ose AJ siç ishte e thërrisnin shkurt me dashuri, vdiq në spital tri ditë pasi u godit nga një grup të rinjsh që ia morën jetën në rrugë për vetëm 22 sekonda.
Por Roseann tha se momentet e saj të fundit me djalin ishin të rënda për një nënë.
Për shkak se djali ishte viktimë e një sulmi që ishte nën hetim të policisë, trupi i tij ishte nën vëzhgim dhe një oficer policie qëndronte gjithë kohën me të ndërsa priste që zemra e djaloshit të ndalonte rrahjen.
Duke folur për momentin kur e pa djalin e saj në spital Roseann tha: “Unë shkova ta takoj atë, ndërsa po dërgohej në sallën e operimit dhe ai ishte bërë ngjyrë gri dhe trupi i tij ishte i ftohtë dhe i lagur. Pastaj e putha dhe i thashë se e doja. I thash se do të shoheshimi së shpejti, por herën tjetër kur pashë, ishte në kujdes intensive dhe truri i tij tashmë kishte vdekur. ”
Nënës iu tha të “thërriste të gjithë t’i jepnin lamtumirën e fundit”.
I pyetur për kujtimin e saj të fundit për djalin e saj, ajo i tha BBC-së se momenti i fundit ishte largimi i aparatit që e mbante në jetë.
“Ishte e tmerrshme, të qëndrosh pas fëmijës tend, t’ia përkëdhelësh flokët, ta puthësh në ballë dhe të presësh, ndërsa një polic pret derisa zemra e tij të ndalojë rrahjen.
“Ata [vrasësit] madje ma vodhën edhe këtë moment, sepse nuk munda të çmallesha si duhet për here të fundit.”
Duke kujtuar momentin në dokumentarin e BBC1 ‘Therjet: Kriza e krimeve me thika në Britani të Madhe’, ajo shtoi: “Njerëzit mund të dëgjonin përtej perdes, thjesht ishte e panjitetshme’.