Fjalë Kyçe

Nënkoloneli ulet në gjunjë dhe mban fjalimin emocionues, protestuesit brohorasin dhe nisin përqafimet

Nënkoloneli ulet në gjunjë dhe mban fjalimin emocionues, protestuesit brohorasin dhe nisin përqafimet

Një nënkolonel i Gardës Kombëtare në Minesota të SHBA-ve, u tha protestuesve se ai ishte i gatshëm të tërhiqte trupat ushtrake, nëse ata do të pranonin kërkesën për të manifestuar paqësisht.

Nënkoloneli Sam Andrews, u gjunjëzua në tokë dhe mbajti një fjalim të shkurtër emocionues teksa shprehu hapur simpatinë për të ndjerin George Floyd.

“Më vjen keq për humbjen tuaj. Si një qytetar i Minesota-s më vjen keq për humbjen e Gorge Floyd. Në aspektin njerëzor nga kjo ngjarje jam shumë i prekur. Natën e kaluar fola me këtë grupin këtu. Ata u mblodhën në mënyrë paqësore për të bërë të mundur që zëri i tyre të dëgjohet. Dhe sot ne kërkojmë të njëjtën gjë.”

Më tej Andrews shtoi:

“Një nga kërkesat që kërkoi turma ditën e kaluar ishte që policët dhe ushtria të largoheshin. Pra burra, gra e fëmijë dolën mbrëmë dhe u mblodhën që zëri i tyre të dëgjohet, ne i dëgjuam ata, kështu që ne presim bashkëpunimin tuaj”.

Protestuesit në shenjë miratimi, brohoritën dhe duartrokitën Andreës, madje disa prej tyre nuk ngurruan të përqafonin nënkolonelin.