Fjalë Kyçe

Nënkryetarja e SBAShK-ut: S’kemi përfituar atë që kemi kërkuar

Nënkryetarja e SBAShK-ut: S’kemi përfituar atë që kemi kërkuar

Vjollca Shala, nënkryetare e SBASHK-ut, ka thënë se me ndërprerjen e grevës mësimdhënësit nuk kanë përfituar aq sa kanë kërkuar, pasi kërkesa ka qenë që koeficientet të rriten 30 për qind, ndërsa janë rritur rreth 20 për qind, shkruan Gazeta “Zëri”.

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, pranon se mësimdhënësit kosovarë nuk kanë përfituar aq sa kanë kërkuar nga greva trijavore, pasi kërkesa ka qenë që koeficientet e pagave të rriten 30 për qind, përderisa janë rritur rreth 20 për qind.

“Nuk mendoj se kemi përfituar nga greva, mirëpo institucionet tona e kanë kuptuar që pozita në të cilën kanë qenë të radhitur mësimdhënësit, në veçanti mësimdhënësit e arsimit parauniversitar, ka qenë jo e volitshme dhe kemi arritur t’i pozicionojmë në një koeficient më të lartë”, ka thënë ajo.