Nënsekretari i shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Hale i ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se raportet Kosovë – SHBA po eskalojnë.
Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, i cili sipas Hale do të duhej të përfundonte me “njohjen reciproke të të dy shteteve”.
Hale ka thënë se SHBA u takon palëve që të merren vesh, kurse SHBA do t’i mbështes në këtë proces.
Hale gjithashtu ka thënë se SHBA u takon palëve që të merren vesh, kurse SHBA do t’i mbështes në këtë proces. Zyrtari i lartë amerikan ka thënë që SHBA dhe shtetet e BE’së në përgjithësi kanë qëndrim të njëjtë për zgjidhjen e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Hale gjatë kësaj interviste është treguar jashtëzakonisht i matur në përzgjedhjen e fjalëve, duke mos akuzuar asnjë lider të Kosovës si pengues të dialogut.
Ai madje ishte i kujdesshëm edhe për çështjen e taksës.
Spekulimet e javës së kaluar se ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga Kosova, nëse Qeveria e Kosovës e pengon dialogun, nënsekretari i shtetit nuk i ka komentuar, por ka thënë që përkushtimi i SHBA-së në Kosovë do të vazhdojë i pandryshuar.
“Asgjë nuk ka ndryshuar në përkushtimin tonë”, ka thënë ai.