Fjalë Kyçe

Nëse dëgjoni këtë emër derisa fluturoni me aeroplan, do të thotë se aty ka një trup të pajetë

Nëse dëgjoni këtë emër derisa fluturoni me aeroplan, do të thotë se aty ka një trup të pajetë

Aeroplanët transportojnë miliona udhëtarë në mbarë botën çdo vit, por gjithashtu ata bartin edhe mijëra udhëtarë që kan ndërruar jetë.

Dhe pasi që disa pasagjerë mund të ndihen pak në siklet nëse do ta dinin se “nën ta” gjendet një njeri i pajetë, kompanitë ajrore përdorin nofka për të ndjerët, duke i quajtur “Jim Wilson”.

Nofka lejon shërbimet e transportit ose sipërmarrësit të thërrasin për një trup të pa jetë pa i vërejtur askush.

Emri vjen nga arkat që përdoren për transportin e trupave.

Veç kësaj, linjat ajrore të tjera thjesht telefonojnë trupat e e pajetë HR, një shkurtim për “Human Remains” (mbetjet njerëzore).

Rreth 50,000 trupa të pajetë transportohen me aeroplan çdo vit pasi njerëzit shpesh ndërrojnë jetë larg shtëpisë dhe duhet të transportohen drejt familjeve të tyre, për shërbimet e varrimit.