Shumë burra kanë maninë të fotografojnë poshtë minufundeve të grave, port ash e tutje me ligj ky verpim paraqet vepër penale. Për këtë vepër parashihet denim deri në dy vjet burg, kurse autorët e krimit rrezikojnë të futen në regjistrin e përdhunuesve.
Shifrat e reja të policisë tregojnë se numri në rritje i viktimave vitin e kaluar përfshinte një pensionist dhe nxënës të vogël shtatë vjeç. Të dhënat tregojnë se viktimat ishin në shënjestër derisa ishin në dyqane, në punë, në rrugë dhe madje edhe në shkollë gjatë vitit 2018, derisa vetëm disa raste rezultuan me akuzë penale.
Shumica dërrmuese e rasteve kanë përfshirë viktimat femra dhe autorët meshkuj, sipas të dhënave të lëshuara nga forcat e policisë.\Gazeta Alo\