Fjalë Kyçe

Nëse nuk u kanë dalë ende paratë nga Pakoja Emergjente, thirrni në këtë numër

Nëse nuk u kanë dalë ende paratë nga Pakoja Emergjente, thirrni në këtë numër

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se ka ka urdhëruar ekzekutimin e pagesave sipas vendimit të Qeverisë për Pakon Emergjente Fiskale dhe vendimit të Ministrit të Financave dhe Transfereve, përkatësisht masën 15 për 5,559 përfitues, pas verifikimit të një pjese të aplikacioneve dhe aprovimit të tyre.

Gjatë ditës, kjo Ministri ka njoftuar po ashtu se kanë hapur një linjë të veçantë të informimit rreth pakos emergjente dhe ankesave.

080044440 është numri i linjës së hapur për informim të individëve/bizneseve lidhur me statusin e aplikacionit të tyre, shkruan Reporteri.

Ministria njofton se afati i fundit për të dërguar ankesat është 15 qershor.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për hapjen e një linje të veçantë të informimit rreth pakos emergjente dhe ankesave

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se ka hap një numër telefoni pa pagesë: 080044440 për informim të individëve/bizneseve lidhur me statusin e aplikacionit të tyre, dhe për centralizim të informatave dhe kërkesave të cilat po pranojmë në baza ditore. Thirrjet do të pranohen nga e hëna – në të premten, gjatë orarit të punës (8:00 – 16:00).

Njëkohësisht është hapur edhe email-i: [email protected] për pranimin e ankesave zyrtare që duhet të vijnë nga aplikantët (punëdhënësit, qiramarrësit dhe individët në rastin e masës 15), të cilëve mund të ju jenë refuzuar kërkesat, dhe këto ankesa do të shqyrtohen nga një komision i nivelit të dytë pas shqyrtimit të të gjitha aplikacioneve nga komisioni aktual. Afati i fundit për të dërguar ankesat është 15 qershor.