Me rastin e 22 vjetorit të rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, organizuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbahet Akademi Përkujtimore.
Akademia mbahet nesër më 31 janar 2019, ora 12:00 në Teatrin Kombëtar-Prishtinë, shkruan Gazeta Alo.
Dëshmorët Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kanë rënë heroikisht më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, në një pritë të organizuar nga policia dhe njësitë tjera të armikut serb.Gazeta Alo/