Ka përfunduar takimi i Ekipit Negociator ku u diskutua rreth finalizimit të platformës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Bashkëkryesuesi Ekipit Negociator, Fatmir Limaj ka thënë se delegacioni ka pasur takim të punës së përditshme.
“Jemi takuar për të diskutuar rreth detajeve të platformës që po përgatitet, shpresoj që nesër ta përfundojmë dokumentin dhe t’ia dorëzojmë Kuvendit pasi kemi punuar shumë”, ka thënë Limaj.
Ai ka shtuar se takime do të mbahen edhe gjatë ditës së nesërme.
“Edhe nesër paradite dhe pasdite do të punojmë, dhe nëse nesër nuk përfundohet besoj se në fund të javës do t’i dorëzohet parlamentit”, ka përfunduar Limaj.