Kuvendi i Kosovës, nesër në ora 09:00 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë, shkruan Gazeta Alo.
Në këtë seancë do të diskutohet për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë si dhe për Platformën për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.
“Nesër kryeministri ka kërkua seancë tëjashtëzakonshme. Për platformën dhe detyrat dhe përgjegjësitë. Në ora 09:00 e kemi këtë seancë e pastaj në orën 10:00 e kemi seancën e rregullt. Është e drejtë me kushtetutë dhe rregullore. Është e drejtë e kryeministrit me kërkua orën dhe seancën e jashtëzakonshme kur të dojë”, ka thënë Veseli./Gazeta Alo/