Fjalë Kyçe

Nexhmi Muçiqi: Votën nga ju e kërkoj vetëm një herë në jetë

Nexhmi Muçiqi: Votën nga ju e kërkoj vetëm një herë në jetë

Në praninë e personaliteteve të rëndësishëm të Shoqatës Çamëria në Kosovë, mbrëmë, Nexhmi Muçiqi, njëherësh edhe kryetar i kësaj shoqate, mbajti fjalim në Sekiraqë të Podujevës, ku edhe kërkoi votën nga qytetarët për herë të parë.
Nexhmi Muçiqi, pas tri javëve takime me qytetarët dhe shpalosjen e programit të partisë së tij për Podujevën, mbajti fjalim ku edhe u shpreh shumë i kënaqur me numrin e qytetarëve i cili kishte arritur në 5300 persona, duke i falëdneruar ata për besimin, ai shprehet se kërkimi i votës nga ana e tij është për të parën herë dhe të fundit.

“Unë kam dashtë me bë këtë votim, që ta kërkoj votën kësaj radhe, sepse unë nuk do t’dal ma në votime. Unë do t’dal vetëm një herë, vetëm kësaj radhe do t’dal në votime dhe më nuk do t’më shihni duke e kërkuar votën.”

Muçiqi, duke u shprehur shumë bindshëm, tregoi se dalja e tij në votime dhe kërkimi i besimit nga ana e qytetarëve është vetëm një herë, ngaqë ai nuk lejon asesi të kërkojë votën më tutje po nuk dëshmoi fjalët e tij me punë.

“Unë e e dua besimin vetëm një herë, vetëm një herë në jetën e juaj. Dhe, po nuk punova, po nuk punova që ju me më votu tjera herë, mu pa dalë n’fushatë, atëherë më mirë mos qofsha.”

Muçiqi përmendi marrëdhëniet me SHBA, për të cilën tha se Kosova ka nevojë shumë për miqtë ndërkombëtarë, dhe asesi të mos ketë politika të cilat mund t’i cenojnë mardhëniet me ta.

https://www.facebook.com/andi.muciqi/videos/1942151932554733/