Fjalë Kyçe

Njoftim për mërgimtarët: Nga e hëna hyjnë në fuqi këto masa ndaluese në Gjermani

Njoftim për mërgimtarët: Nga e hëna hyjnë në fuqi këto masa ndaluese në Gjermani

Që nga data 2 nëntor në Gjermani do të hyjnë në fuqi disa masa strikte, për shkak të numrit tejet të madh të të infektuar me koronavirus, shkruan IndeksOnline.

Dje është marrë vendim që nga e hëna të ndalohen aktivitete të shumta me qëllim që të menaxhohet situate me COVID19.

Sipas një njoftimi në Gjermani do të ndalohen takimet e më shumë se 2 familjeve, ndalohen udhëtimet e panevojshme dhe ngjarjet kulturore.

Njoftimi:

Nga data 2 Nëntor në Gjermani do të hyjnë në fuqi këto Masa ndalimi për parandalimin e COVID:

➡️ Ndalohen takimet e më shumë se dy amvisërive

➡️ Ndalohet mbledhja e maksimalisht 10 Personave në hapësirë publike (shkeljet do të jenë të dënueshme)

➡️ Ndalohen bujtjet turistike (udhëtimet jo të domosdoshme private këshillohet të mos realizohen, edhe kur janë në pyetje vizitat familjare)

➡️ Nga data 2 Nëntor deri në fund të muajit në Gjermani ndalohen:

Shfaqjet (Teatro, Opera, Salla Koncertesh, Kinema)

➡️ Qendrat e kohës së lirë (Panairet, Parqet, Diskotekat, shtëpitë private)

➡️ Qendrat sportive (Pishinat, bazenet, saunat, qendrat e Fitnesit)

Restoranet (kafenetë, baret, klubet, restoranet)

➡️ Sallonet (sallonet e zbukurimt, masazhës, tattoo-së)