Fjalë Kyçe

Nga java e ardhshme kontrollerët e trafikut ajror hyjnë në grevë

Kontrollerët e trafikut ajror – anëtarësia e SINKOn, ka vendosur që të hyjë në grevë njëorëshe më datë 13.02.2019, si shenjë pakënaqësie për përjashtim nga Ligji për Paga.

“Duke qenë se Ligji për Paga në nenin 17 njeh kontrollin e trafikut ajror si shërbim jetik, gjatë kohëzgjatjes së grevës, kontrollerët do të sigurojnë minimumin e procesit të punës duke i ofruar shërbime të trafikut ajror fluturimeve ushtarake dhe ambulatore në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

“Në ndërkohë si shenjë mirëbesimi nga SINKON, ndaj vullnetit të mirë për të zgjidhur këtë çështje, anëtarësia vendosi që të pezullojë ofrimin e shërbimit bazik që nënkupton ofrim të shërbimit të plotë. Në rast të mospërgjigjes së Institucioneve të Kosovës ndaj kërkesës tonë për përjashtim nga ligji i Pagave për shërbyes civil, atëherë masat sindikale dhe greva do të përshkallëzohen”./Gazeta Alo/