Fjalë Kyçe

Ngjarje e rëndë në Zvicër: Gjenden dy fëmijë të vdekur në banesë, nëna arrestohet si e dyshuar për vrasjen e tyre

Ngjarje e rëndë në Zvicër: Gjenden dy fëmijë të vdekur në banesë, nëna arrestohet si e dyshuar për vrasjen e tyre

Në një banesë në Gerlafingen, Kantoni i Solothurnit, Zvicër, policia ka gjetur të shtunën në mëngjes dy fëmijë të pajetë, të moshës shkollore.

Besohet se ata kanë qenë viktimë e një krimi të dhunshëm. Kryerësja e dyshuar, nëna e fëmijëve është arrestuar, shkruan sda.ch. Njoftohet se raporti është marrë nga policia e kantonit të Solothurnit në orën 9:20 të mëngjesit.

Disa patrulla dhe një ambulancë kanë shkuar menjëherë në pronën në fjalë në Gerlafingen, transmeton albinfo.ch. Nisur nga situata që policia ka hasur në vend e ngjarjes si dhe nga hetimet fillestare, mund të supozohet një krim i dhunshëm.

Prokuroria publike dhe policia kanë filluar menjëherë hetimet. Policia e Kantonit ka deklaruar se nformacione të mëtejshme nuk është e mundur të jepen për momentin./Albinfo