Fjalë Kyçe

Ngjarje e rëndë: Nëna habitet duke bërë muhabet, qeni i shtëpisë ia mbytë binjaket

Ngjarje e rëndë: Nëna habitet duke bërë muhabet, qeni i shtëpisë ia mbytë binjaket

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Piripa të Brazilit ku një nënë e re 29 vjeçare humbu binjakët e saj, 26 ditë pas lindjes, pasi i kafshoi për vdekje qeni shtëpisë, i racës Labrador.

Binjakët Anne dhe Analu, kishim vetëm 26 ditë që kishin lindur, dhe derisa nëna e tyre Elaine Novais po bënte muhabet me një fqinje dëgjoi një zhurmë që vinte nga dhoma ku ishin binjakët dhe vrapoi shpejt, duke larguar qenin dhe duke u dhënë ndihmën e parë vajzave.

Njëra nga binjaket vdiq në vend pas kafshimeve të qenit, ndërsa tjera edhe pas intervenimit të mjekëve në spital nuk arriti të shpëtojë.

Mjeku në spital që ishte përgjegjës për Elain gjatë shtatëzanisë së saj tha që ajo gjithmonë kishte treguar kujdes të duhur për foshnjën e saj dhe se kjo ishte një ngjarje tragjike.

29-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj kishin 9 vite që përpiqeshin të bënin fëmijë.