Një video e tmerrshme tregon se si një eduktatore e çerdhes lidhi një jastëk në fytyrën e një vajze një vjeçare – duke bërë që ajo të vdesë nga mbytja dhe të vjellat, shkruan Daily Mail.
Irina Sukhanova, 51 vjeç, është ndaluar nga policia në Zaporizhia, në jug-lindje të Ukrainës, nën dyshimin për vrasje, sipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit.
Kujdestarja dëshironte të ndalonte vajzën Alesya të qante në ditën e parë të provës në çerdhen private – pasi u kafshua nga një fëmijë tjetër, por kjo rezultoi fatale.