Fjalë Kyçe

Ngrihen 30 padi për Kishën Ortodokse Serbe

Ngrihen 30 padi për Kishën Ortodokse Serbe

Kundër Kishës Ortodokse Serbe (SPC) janë duke u përgatitur 30 padi për pedofili dhe dhunë seksuale si dhe disa padi me krime të tjera të rënda që thuhet se janë kryer nga përfaqësuesit e SPC-së.

Danas raporton se këto akuza do t’i dorëzohen gjykatës në Londër, të njëjtës gjykatë e cila kohë më parë vërtetoi gjashtë akuza në të cilat Kisha Ortodokse Serbe akuzohet për keqtrajtim seksual dhe pedofili.

Dokumentacioni i shumtë kërkon përgatitje të detajuar kështu që tash për tash nuk dihet se kur ato do të dërgohen atje.

Sipas Danas këto keqtrajtime ndodhën në Serbi, Bosnjë dhe Kroaci, por gjashtë akuzuesit – dy shërbëtorë të kishave dhe dy gra, sikur edhe familja e priftit 19 vjeçar Miliq Blazheviq, i cili vdiq më 1999 dhe për të cilën vdekje nëna e tij akuzon peshkopin e pensionuar Vasilije Kacavend, kanë kërkuar drejtësi në Britaninë e Madhe, pasi konsiderojnë se atë nuk do ta marrin nga gjykatat vendore, transmeton Klan Kosova.

Arsyeja se pse padia do të dorëzohet në Londër është për shkak se nuk iu besohet gjyqësorit serb.