Është ftohtë?! Mos u qani fare, përkundrazi jini falenderues për këto temperatur! I gjithë ftohti është në SHBA.
Moti i acartë që ka prekur pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka sjellë reshje rekord bore ditët e fundit.
Në Kanada është kaq ftohtë saqë një pjesë e ujëvarës së Niagarës ka ngrirë.
Temperaturat nën zero kanë krijuar një imazh unik dhe spektakolar për sytë e vizitorëve të ujëvarës së famshme.
Ujëvarat e Niagaras janë ujëvarat më të famshme në botë, që gjendet në Amerikën Veriore.Ujëvara vizitohet nga 6 milionë njerëz.
Një gjë që e bën karakteristike Ujëvarën është se ka shumë vëllim ujë me rreth 168.000 km3 ujë. Niagara është një nga lumenjtë më të shkurtër në Amerikë me vetëm 60 km, dikur ky lum kishte ujë sa shumë lumenjë të Evropës si: Sena , Rajna , Rena etj. , të marrë së bashku.