Një burrë nga fshati Poklek i Drenasit ka denoncuar sot në Polici dy nipërit e tij, djemtë e vëllait, të cilët pretendon se e kanë kërcënuar dhe sulmuar fizikisht.
Në dëshminë e siguruar nga Sinjali, të cilën ai e ka dhënë para hetuesve, e gjithë ngjarje kishte nisur për shkak të disa punimeve në pronën e të dyshuarve.
Ai pretendon se nipat e tij e kanë kërcënuar dhe rrahur pasditen e sotme, rreth orës 15:00, pasi që ai ia ka ndaluar punimet kompanisë në fjalë.
Ata dyshohen se i kanë shkaktuar lëndime të dukshme në fytyrë, për të cilat xhaxhai i tyre ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas.
Pasi që ka marrë ndihmën e parë në këtë qendër, ai është transferuar për trajtim mjekësor në QKUK, në Prishtinë.
Një burime brenda Prokurorisë i ka thënë Sinjali se dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në ndalim për 48 orë, si dhe ndaj tyre është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”.