Fjalë Kyçe

Nis hetimi zyrtar ndaj Trumpit për ta larguar atë nga detyra

Nis hetimi zyrtar ndaj Trumpit për ta larguar atë nga detyra

Zëdhënësja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, do të hetohet dhe do të nisin procedurat për largimin e tij nga detyra.

Ky hetim, që në anglisht quhet “impeachment”, ka ardhur pas bisedës që Trumpi ka biseduar me presidentin e Ukrainës, të cilit thuhet se i ka kërkuar të hetojë nëse ka pasur ndonjë aktivitet të dyshimtë ndaj pretendentit demokrat për president në SHBA, Joe Biden.

Sipas Pelosit, kjo është “shkelje e përgjegjësive kushtetuese”.