Fjalë Kyçe

Nis verifikimi për ata që nuk jetojnë në Kosovë e i marrin shtesat e fëmijëve, u pezullohen pagesat

Nis verifikimi për ata që nuk jetojnë në Kosovë e i marrin shtesat e fëmijëve, u pezullohen pagesat

Ministria e Financave ka nisur verifikim për ata që përfitojnë shtesa të fëmijëve.

Disa prindër kanë publikuar emailin që kanë marrë e përmes të cilit u kërkohet verifikim shtesë për të siguruar se ata dhe fëmijët që marrin shtesat jetojnë në Kosovë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Në emailin që Ministria ua ka dërguar disa prindërve thuhet se përkohësisht pezullohet pagesa e shtesave për fëmijë, deri kur në Qendrën për Punë Sociale të komunës ku jetojnë të dërgojnë dokumente për verifikim.

Policia shkatërron sot armët e konfiskuara gjatë aksioneve
Në mesin e dokumenteve që kërkohen për secilin fëmijë që merr shtesa, prindërit duhet të sjellin vërtetimin e shkollës që dëshmon se fëmija i tyre ndjek mësimin në Kosovës ose kopjen e çertifikatës së vaksinave nëse fëmija nuk është nxënës.

Në korrik të këtij viti Qeveria ka prezantuar skemën e re për shtesat mujore për fëmijët. Sipas skemës së re, nënat me një ose dy fëmijë, do të marrin nga 20 euro në muaj për secilin fëmijë, ndërsa nënat me tre fëmijë e më shumë, do të marrin nga 30 euro në muaj për secilin fëmijë.