Fjalë Kyçe

Nisin punimet për asfaltimin e rrugës që lidh Junikun me Pejën dhe Gjakovën

Nisin punimet për asfaltimin e rrugës që lidh Junikun me Pejën dhe Gjakovën

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës Junik-Rastavic.

Ai në një postim në Facebook shkruan se ky projekt ka rëndësi të jashtëzakonshme sepse rruga Junik-Rastavicë paraqet arterien kryesore me të cilën Juniku lidhet me regjionin e Pejës dhe regjionin e Gjakovës, por edhe me pjesën tjetër të Dukagjinit.

“Kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës Junik-Rastavic. Ky projekt ka rëndësi të jashtëzakonshme sepse rruga Junik-Rastavicë paraqet artieren kryesore me të cilën Juniku lidhet me regjionin e Pejës dhe regjionin e Gjakovës por edhe me pjesën tjetër të Dukagjinit.

Rruga Junik-Rastavicë është ndërtuar në vitin 1976 dhe pas një kohe kaq të gjatë kjo rrugë po shtrohet që nga fillimi në tërësi së bashku me infrastrukturën përcjellëse (zgjerimi i rrugës, trotuaret, ndriçimi dhe shtigjet për biçikleta) dhe në përputhje me standardet moderne rrugore.

Ky projekt realizohet në bashkëfinancim nga Komuna e Junikut dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Urime Junikut dhe junikasve”, shkruan ai.