Zyrtari i AAK’së, Muharrem Nitaj, ka thënë se partia e tij do të shkojë e vetme në zgjedhje.
Në Rtv Dukagjini, Nitaj ka thënë se po të pyetej ai, do t’i ndalonte me ligj koalicionet parazgjedhore.
Derisa, ka treguar preferencat e tij, Nitaj ka thënë se do të preferonte një koalicion mes partisë së tyre dhe LDK’së.
Sipas tyre, numrat e këtyre dy partive do të mjaftonin.
Derisa, tutje ka përmendur se kanë afërsi edhe me Nismën e PSD’në.
Ndërsa, zyrtari tjetër i kësaj partie, Burim Ramadani ka folur për mundësinë e një koalicioni më të gjerë, që përjashton PDK’në e Vetëvendosjen.
“Do të ishte i mundur një koalicion mes AKR’së, Nismës, LDK’së, PSD’së dhe AAK’së. Por, posti i kryeministrit do të na takonte neve, sepse besojmë që jemi të parët”, tha Ramadani.