Fjalë Kyçe

Një 13 vjeçar kreu një sulm vetëvrasës në dasmë

Një 13 vjeçar kreu një sulm vetëvrasës në dasmë

Së paku pesë persona kanë vdekur ndërsa 40 janë plagosur kur një djalë 13 vjeqare ka kryer një sulm vetëvrasës në krahinën afgane Nangarhar.

Zyrtari i Policisë afgane ka thënë se djali e ka shpërthyer bombën në dasmën të cilën e ka organizuar komandanti i forcave qeveritare Malik Tur, i cili edhe ai është vrarë në këtë sulm.

Sipas zyrtarëve besohet se Tur ka qenë cak i sulmit, transmeton Asociated Press.

Deri më tani askush nuk e ka marr përgjegjësinë për sulmin, por në lindje të Afganistanit janë të pranishëm talebanët dhe organizata të ISIS-it.