Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një fshat të Komunës të Rahovecit.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia e rajonit të Gjakovës.
“Dyshohet për vetëvrasje, me urdhër të prokurorit rasti po trajtohet si ‘Hetim i vdekjes’”, kanë thënë nga policia.
Trupi i 19-vjeçarit sipas raportimeve dyshohet se është gjetur në fshatin Pataqan i Poshtëm.