Shkencëtarët kanë zbuluar se pirja e kafesë është e mirë për depresionin sezonal. Ata zbuluan se konsumimi i 75 mg kafeinë (ekuivalente me një filxhan kafe) çdo 4 orë mund të rezultojë në përmirësim të qëndrueshëm të humorit gjatë gjithë ditës. Këto gjetje treguan gjithashtu se pirja e rregullt e kafesë mund të rrisë vigjilencën dhe të përmirësojë sjelljen njohëse.
20 për qind e të rriturve të anketuar thanë se ndjenin përmirësimin e humorit pasi kishin pirë kafe. Gjithashtu, 29 për qind prej tyre theksuan se ndiheshin më energjikë, ndërsa 21 për qind thanë se kafeja i bën të ndiheshin më vigjilentë dhe të përqendroheshin më mirë.
Giuseppe Grosso, profesor në Universitetin e Katanias, tha se ka prova që sugjerojnë se mikronutrientët në kafe mund të lëvizin nga gjaku në tru dhe të ndihmojnë me përgjigjen neuroinflamatore të trupit dhe formimin e neuroneve të reja, duke reduktuar rrezikun e çrregullimeve njohëse dhe emocionale.