Fjalë Kyçe

Një britanik i vrarë në Ukrainë, një tjetër i zhdukur

Një britanik i vrarë në Ukrainë, një tjetër i zhdukur

Një qytetar britanik raportohet të ketë mbetur i vrarë ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur në Ukrainë.

“Mund të konfirmojmë se një shtetas britanik është vrarë në Ukrainë dhe ne po i ofrojmë mbështetjen e nevojshme familjes së tij. Një tjetër person rezulton i zhdukur, familjarëve të së cilit po ashtu po i ofrojmë mbështetje, ndërsa po kërkojmë me ngulm informacione të mëtejshme”, tha Zyra për Punët e Jashtme, pa dhënë detaje të tjera për atë që dy persona po bënin në Ukrainë.

Megjithatë pak kohë më pas, mediat britanike publikuan emrin dhe fotografinë e britanikut të vrarë. Ai është Scott Sibley dhe së bashku me personin e zhdukur, dyshohet se po luftonin kundër trupave ruse si vullnetarë.

Sky News shkruan se Sibley ishte veteran i forcave të armatosura britanike.