Një burrë me probleme psikike, i ka vënë zjarrin shtëpisë ku ai jeton në fshatin Lebanë, Prishtinë.
Sipas raportit policor, nuk ka të lënduar.
“I dyshuari mashkull kosovar me probleme psikike, i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij ku jeton i vetëm. Zjarri është lokalizuar, nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.