Mjë ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Indi.
Një burrë ka vdekur duke u përpjekur që t’i hajë 50 vezë.
Subhash Yadav, 42 vjeç, kishte shkuar në tregun e Bibiganjit, me një mik të tij për të ngrënë vezët.
Të dy miqtë vendosën të pranonin sfiën, duke ngrënë 50 vezë për të fituar rreth 25 euro.
42 vjeçari e pranoi bastin.
Yadav arriti të hajë 41 të tilla, para së të rrëzohej papritmas dhe të binte pa vetëdije.
Ai u dërgua në spital, ku vdiq vetëm disa orë më vonë, shkruan Daily Mail përcjellë Klan Kosova.
Sipas mjekëve ai kishte vdekur nga komplikimet për shkak të ngrënies së tepërt të dhjetëra vezëve.
Familja e tij nuk ka komentuar incidentin tragjik.