Një grup studentësh serbë të Republikës së Kosovës janë nisur mëngjesin e së shtunës për në Kragujevc të Serbisë në mbështetje të studentëve që po protestojnë atje.
Kossev ka raportuar se gjatë rrugës ata do të ndalen në Jarinjë për t’u bashkuar me një grup tjetër qytetarësh serbë të Kosovës.
Ata kanë thënë se duan ta mbështesin kauzën e studentëve në Serbi të cilët po protestojnë prej një kohe.
Mijëra studentë në Serbi kanë nisur protestat qysh kur më 1 nëntor të vitit të kaluar u shemb çatia e stacionit të trenit në Novi Sad e ku vdiqën 15 persona. Protestat kundër qeverisë janë kthyer në protesta mbarëkombëtare në Serbi. Kryeministri ka dhënë dorëheqje.
Një tubim masiv është planifikuar më 15 shkurt, ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiq ka planifikuar të mbajë një tubim në të njëjtën datë për të rivalizuar protestat e studentëve.