Një avion mallrash është rrëzuar pranë aeroportit të Vilniusit në Lituani, duke shkaktuar vdekjen e një anëtari të ekuipazhit, ndërsa tre të tjerë kanë mbijetuar.
Incidenti ndodhi mëngjesin e sotëm dhe u raportua menjëherë nga autoritetet vendore. Sipas CNN, avioni ishte në një fluturim të zakonshëm kur ndodhi aksidenti.
Avioni, i kompanisë DHL, që operohej nga kontraktori Swiftair, i cili ishte nisur nga Lajpzing, ra mbi një shtëpi, tha një zëdhënës i Qendrës Kombëtare të Lituanisë për Menaxhimin e Krizave.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e rrëzimit, ndërsa ekuipazhi i mbijetuar është transportuar në spital për trajtim. Gjendja e tyre ende nuk është bërë publike.
Operacionet e aeroportit të Vilniusit janë pezulluar përkohësisht për të siguruar zonën dhe për të mbledhur të dhëna të mëtejshme nga hetuesit.