Fjalë Kyçe

Një i vdekur e gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj

Një person ka mbetur i vdekur në një aksident mes një veture dhe një autobusi në fshatin Çallapek, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Lajmin për Gazetën Alo  e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj me saktësisht në fshatin Çallapek, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture, ku lëndime kanë pësuar gjashtë persona. Njëri nuk ka arritur t`u përballoj plagëve të aksidentit dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti.