Fjalë Kyçe

Një i vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

Një i vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

Një person ka vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit, derisa nga 4.3670 testime, 21 kanë rezultuar pozitive.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 7 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 149.619.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 155.528 të infektuar me koronavirus, 5.471 të vdekur ndërsa numri i rasteve aktive është 438.