Fjalë Kyçe

Një i vrarë nga një sulm me armë në Vjenë

Një sulm me armë ka ndodhur në qendër të kryeqytetit të Austrisë, Vjenë, nga ku një person mbeti i vdekur e një tjetër në rrezik për jetën.

Policia kanë deklaruar se dy personat të goditur nga plumbat janë gjetur rreth orës 13:30 në sheshin Lugeck në Vjenë.

Nuk kishte një informacion të menjëhershëm për identitetin e tyre.

Zona e incidentit ishte e mbyllur, teksa shërbimet e shpëtimit austriake kanë thënë për mediat austriake se njëri person ka vdekur e tjetri është plagosur rëndë nga të shtënat.

Policia në hetimin e tyre kanë deklaruar se nuk ka ndonjë rrezik për personat që nuk janë të përfshirë, duke mos shtjelluar më tutje.

Së paku 5 të shtëna janë dëgjuar, me 2 persona duke u goditur në kokë, kanë raportuar policia.

Autoritetet janë në kërkim të të dyshuarit.