Një kopje e Mona Lizës së Leonardo da Vinçit që daton më shumë se 400 vjet më parë është shitur për 210,000 euro.
Sipas mediave të huaja, piktura kaloi disa kohë në shtëpinë e ankandit “Artcurial”, në Bruksel, përpara se të transportohej në Christie’s në Paris për një ankand që u zhvillua dje.
Origjinali i Leonardos, të cilin mbreti francez Francois I bleu nga piktori në 1518, mund të gjendet në muzeun e Luvrit të Parisit dhe nuk është në shitje, përcjell telegrafi.
Por ky version, që daton rreth vitit 1600, është aq i ngjashëm me origjinalin saqë ekspertët thonë se ka të ngjarë që artisti të ketë pasur qasje të afërt me versionin e Leonardos.
Vlerësimet origjinale supozuan se kopja do të kushtonte 150,000-200,000 euro.