Fjalë Kyçe

Një makinë përplas turmën e këmbësorëve në një treg në Gjermani

Një makinë përplas turmën e këmbësorëve në një treg në Gjermani

Një operacion policor është duke u zhvilluar në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Manhajm, pasi një makinë raportohet se goditi një turmë këmbësorë.

Njerëzve u është kërkuar të shmangin qendrën e qytetit, por policia nuk dha detaje të mëtejshme.

Gazeta lokale Mannheimer Morgen citon një dëshmitar të thotë se një makinë “udhëtoi” nëpër qytet dhe goditi një turmë në një treg.

“Sheh vetëm të plagosurit dhe të vdekurit, dhe nuk di çfarë të bësh”, thotë një burrë në treg. Policia ende nuk ka dhënë detaje nëse ka pasur viktima.

Javët e fundit, në Gjermani ka pasur disa sulme në të cilat automjetet janë përplasur me turmat e njerëzve.

Në dhjetor, gjashtë persona u vranë në Magdeburg kur një shofer hyri me makinë në turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjeve. Në mes të shkurtit, një burrë po ashtu hyri me makinën e tij në një grup demonstruesish në Mynih. Një grua e re dhe një fëmijë u vranë.