Fjalë Kyçe

Një mjeke ruse bie nga dritarja e katit të pestë gjatë një video-konference

Një mjeke ruse bie nga dritarja e katit të pestë gjatë një video-konference

Një mjeke ruse bie nga dritarja e katit të pestë gjatë një video-konference

Një mjeke në Rusi ka rënë nga dritarja e zyrës së saj, gjatë një video-konference, kur ajo po thoshte se spitali i saj do të jetë gati për të pranuar pacientë me koronavirus.

Yelena Nepomnyashchaya, 47 vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve, po argumentonte për shkak të “nevojave akute” për mjete mbrojtëse për ekipin e mjekëve dhe motrave medicinale, shkruan Daily Mail.

Ajo tani është duke luftuar për jetë në repartin intensiv pasi ka rënë nga kati i pestë. Doktorët refuzojnë të flasin për shanset e saj që të jetojë, raporton TVK Krasnoyarsk, transmeton Koha.net

Mjekja ishte në video-konferencë me ministrin regjional të Shëndetësisë, Boris Nemik, kur ajo ka rënë.

Nënkryetari i qeverisë së rajonit Krasnoyarsk Aleksey Podkorytov pretendoi se arsyeja e rënies së saj të shtunën mund të ketë pasur shpjegime të tjera nga sa raportohet nga media lokale.

“Shumë gjëra mund të kenë ndodhur”, spekuloi ai.

Policia tani po e heton rënien e saj dhe rrethanat e ngjarjes.