Fjalë Kyçe

Një person merr 10 mijë euro kredi duke falsifikuar kontratën e punës

Një person merr 10 mijë euro kredi duke falsifikuar kontratën e punës

Një person është arrestuar të hënën për mashtrim.

Ai dyshohet se kishte marrë një kredi duke falsifikuar dokumentet.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.

“Në ndalim është një person i cili dyshohet për veprat penale “Mashtrim” dhe “Falsifikim i dokumentit”. Prokurori i rastit do të ndërmerr edhe veprimet e tjera ligjore “, tha ajo.

Klankosova.tv merr vesh se personi i dyshuar e ka falsifikuar kontratën e punës duke arritur që të marrë kredinë.

Klankosova.tv mëson se shuma e kredisë e cila është marrë nga i dyshuari në fjalë është 10 mijë euro.

I njëjti kishte aplikuar në muajin janar me dokumentet e falsifikuar ndërsa është arrestuar gati pas pesë muajsh.