Fjalë Kyçe

Një person vjedhë këpucë brenda një xhamie, kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Një person vjedhë këpucë brenda një xhamie, kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Një person vjedhë këpucë brenda një xhamie, kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Në faqen “Xhemati Grbavica” në Facebook është publikuar një video nga Bosnja dhe Hercegovina, ku shihet se si në xhaminë e “jordanezëve” në Sarajevë – në kohën e faljes së namazit një person i panjohur futet brenda dhe vjedh dy palë këpucë, shkruan klix.ba.

“Të enjten në kohën e faljes së jacisë-namazit, një person i panjohur në xhaminë e ‘jordanezëve’ në Sarajevë ka vjedhur dy palë këpucë”, thuhet në njoftimin e kësaj faqe në Facebook, transmeton Telegrafi.

Është interesant se një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe gjatë vitit të kaluar – gjatë tetorit dhe të njëjtën xhami, kur një person i panjohur vodhi dy palë këpucë.

E besimtarët që frekuentojnë këtë xhami i kanë bërë thirrje të gjithëve që e shohin videon, se nëse kanë informacione për personin të lajmërojnë policinë me qëllim që të kapet dhe të mos përsëritet ky veprim.

https://www.facebook.com/DzematGrbavicaI/videos/631053854252969/?v=631053854252969