Fjalë Kyçe

Një spital amerikan shënon më shumë viktima nga vetëvrasjet se nga virusi

Një spital amerikan shënon më shumë viktima nga vetëvrasjet se nga virusi

Mjekët në një qendër mjekësore në veri të Kalifornisë kanë thënë se në spitalin e tyre ka më shumë të vdekur nga vetëvrasjet se nga koronavirusi.

Shefi i sektorit të traumës në spitalin “John Muir” beson se pandemia nuk është duke e prekur vetëm shëndetin fizik të njerëzve, por edhe shëndetin mendor të tyre, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Dr. Mike DeBoisblanc beson se masat kufizuese duhet të largohen për shkak të ndikimit negativ të tyre në shëndetin mendor të njerëzve.

“Personalisht, unë mendoj se është koha e duhur. Mendoj se këto masa janë vendosur për ta rrafshuar lakoren dhe për t’u siguruar që spitalet të kenë burime që të kujdesen për pacientët. Ne i kemi burimet për ta bërë këtë dhe tash po vuajmë në një aspekt tjetër të shëndetit”, tha ai.

“Kurrë nuk kemi parë shifra të tilla për një kohë kaq të shkurtër. Dua të them, për një muaj kemi pasur tentim-vetëvrasje sa për një vit”, shtoi DeBoisblanc.

Mjekët e këtij spitali thanë se vetëvrasje kryesisht po bëjnë të rinjtë dhe këtë po e bëjnë nga stresi i izolimit dhe humbja e vendeve të punës.

Ndryshe, vendimi për karantinë në Kaliforni do të mbetet në fuqi deri më 31 maj, kur pritet të jepet njoftimi për masat e reja.