Fjalë Kyçe

Një spital në Gjermani futet në karantinë shkaku i variantit të ri të koronavirusit

Një spital në Gjermani futet në karantinë shkaku i variantit të ri të koronavirusit

Autoritetet shëndetësore në Gjermani kanë futur në karantinë një spital në Berlin, pasi 20 pacientë dhe personel mjekësor janë prekur me variantin e ri të koronavirusit.

Varianti i ri është zbuluar në Britani të Madhe dhe shpejt po përhapet në botë.

Numri i të prekurve në spitalin “Humbolt” në Berlin me variantin B117 shpejt pritet të rritet, ka thënë zëdhënësja e spitalit për agjencinë Reuters.

Vendimi për të futur në karantinë spitalin do të thotë se nuk do të pranohen pacientë të ri, e as nuk do të lirohen ata që janë pa u shëruar.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, të enjten ftoi gjermanët të ndalojnë së ankuari për procesin e ngadalshëm të vaksinimit dhe mbrojti vendimin për vazhdim të bllokadës, si domosdoshmëri për ndalim të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit.