Fjalë Kyçe

Një studim sugjeron qasje të bazuar në gjini për të trajtuar COVID-19

Një studim sugjeron qasje të bazuar në gjini për të trajtuar COVID-19

Një studim i ri sugjeron zhvillimin e një qasjeje të bazuar në gjini për të trajtuar koronavirusin.

Studimi i publikuar në revistën mujore “Nature Medicine” ka ekzaminuar ngarkesat virale, titrat specifikë të antitrupave COVID-19, citokinet plazmatike dhe fenotipizimin e qelizave të gjakut tek pacientët me COVID-19, si burrat ashtu edhe gratë.

U zbulua se pacientët meshkuj kishin nivele më të larta plazmatike të inflamacionit imunitar natyror që shkaktojnë proteinat e njohur si citokina.

“Citokinat imune më të larta natyrore tek pacientet femra shoqërohen me përkeqësimin më të madh të sëmundjes, por jo tek pacientët meshkuj”, tregon studimi.

Studimi tregon se pacientet femra rrisin dukshëm qelizat imune më të forta të njohura si aktivizimi i qelizave T, sesa pacientët meshkuj gjatë infeksionit me COVID-19, e cila ishte e qëndrueshme në pleqëri.

Më tej thuhet se një përgjigje e dobët e qelizave T lidhej negativisht me moshën e pacientëve dhe shoqërohej me rezultate më të këqija të sëmundjes tek pacientët meshkuj.

Bazuar në të dhënat, studimi nënvizoi se ekzistojnë ndryshime kryesore në aftësitë imunitare tek burrat dhe gratë gjatë fazës së hershme të infeksionit me COVID-19.

“Këto analiza ofrojnë një bazë të mundshme për të pasur qasje të varura nga gjinia ndaj prognozës, parandalimit, kujdesit dhe terapisë për pacientin me COVID-19”, thuhet më tej.

Të dhënat sugjerojnë se vaksinat dhe terapitë për të ngritur përgjigjen imunitare të qelizave T ndaj COVID-19 mund të jenë të garantuara për pacientët meshkuj ndërsa pacientët femra mund të përfitojnë nga terapitë që dobësojnë aktivizimin e lindur të imunitetit herët gjatë sëmundjes.

Që nga shfaqja për herë të parë dhjetorin e kaluar në Kinë, COVID-19 ka marrë pothuajse 826 mijë jetë njerëzish në mbarë botën, në nivel global rreth 15.6 milionë pacientë janë shëruar nga mbi 23.9 milionë raste të konfirmuara. SHBA, Brazili, India dhe Rusia janë vendet më të goditura, tregojnë të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins” në SHBA.