Fjalë Kyçe

Një termet tjetër godet Sarajevën

Një termet tjetër godet Sarajevën

Një tjetër tërmet ka goditur sot Sarajevën rreth orës 18:00.

Sipas informacioneve fillestare, tërmeti ka qenë me magnitudë tre ballë të shkallës Rihter, transmeton Telegrafi.

Sipas EMSC, epiqendra ishte pesë kilometra në jugperëndim të Sarajevës në një thellësi prej gjashtë kilometrash.

Tërmetet e kësaj fuqie zakonisht nuk shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale.

Ndryshe, një tërmet i fuqishëm goditi Sarajevën në mëngjesin e sotëm, përkatësisht në ora 9:20.

Ishte një tërmet me fuqi prej 4.2 Rihter. Epiqendra ishte regjistruar 17 kilometra në veri të Sarajevës në një thellësi prej gjashtë kilometra