Një turist 28-vjeçar nga Florida, i cili mbijetoi me mrekulli duke mos përfunduar në thellësitë e një vullkani të heshtur, thotë se ai është me fat që tanimë është gjallë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Tyler Johns, një saldator nga Bronson, Florida, ka përshkruar momentet e tmerrshme kur humbi kontrollin pranë një vullkani të fjetur që tani është shndërruar në një liqe, në parkun kombëtar të vendosur në Malet Cascade të Oregonit jugor.
“Ne shkuam aty për të parë një grumbull dëbore që mendoja të ishte e butë”, tha Johns për DailyMail.com.
Ai ka rrëfyer pastaj se këmba i kishte rrëshqitur dhe ishte rrokullisur duke rënë rreth 250 metra poshtë.
Por për fatin e tij të mirë, ai kishte ngecur, edhe pse kishte marrë disa plagë në kokë, krah dhe brinjë.
Johns tha se ishte ‘i lënduar kudo’ dhe ndjehej si ‘i rrahur’.
Ndërsa çizmet e tij ishin të mbushura me dëborë, ai tha se duhej t’i merrte ato për të shmangur ngrirjen e këmbëve.
“Unë fillova të ngjitem përsëri, por nuk mund të shkoja shumë larg, sepse nuk kishte ndonjë pemë apo diçka për të cilën mund të kapesha”, ka thënë ai, duke shtuar se edhe këndi i shpatit e bënte ngjitjen shumë më të vështirë.
Kështu që ai priti deri në gjashtë orë për shpëtuesit për ta shpëtuar atë.
Por nëse do të zgjaste më shumë, jeta e tij do të rrezikohej, sepse do të bënte shumë më ftohtë.
Dhe për befasinë e të gjithëve, pavarësisht lëndimeve, që ditën tjetër Johns u kthye në punë.