Fjalë Kyçe

Një i vdekur dhe 29 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një i vdekur dhe 29 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë nga 2.526 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Tutje, MSH-ja njofton se janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.448.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

13 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.947 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.476.104 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 648.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.526 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.448.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.043.