Fjalë Kyçe

Një vullnetar vdes pasi pranoi vaksinën anti-COVID që është në fazën e tretë testuese

Një vullnetar vdes pasi pranoi vaksinën anti-COVID që është në fazën e tretë testuese

Shërbimi Shëndetësor i Brazilit (ANVISA) ka njoftuar se vullnetari që pranoi vaksinën kundër COVID-19, e që është në zhvillim e sipër nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit, ka vdekur.

Vaksina është në fazën e tretë klinike të provës.

ANVISA njoftoi se hetimet për vdekjen e vullnetarit po vazhdojnë, përcjell Reuters të mërkurën.

Universiteti Federal në Sao Paulo, i cili po ndihmon në koordinim gjatë fazës së tretë klinike testuese që po zhvillohet në Brazil, njoftoi se vullnetari ishte brazilian.

AstraZaneca dhe Oxfordi kanë arritur në fazën e tretë klinike të testimit të vaksinës kundër koronavirusit.