Fjalë Kyçe

Njerëzit po duan të vaksinohen vetëm kur po sëmuren rëndë, por atëherë është vonë

Njerëzit po duan të vaksinohen vetëm kur po sëmuren rëndë, por atëherë është vonë

Ajo që qeveria amerikane po e quan “pandemia e të pavaksinuarve” po shfaqet në mënyra të dhimbshme pasi disa e kuptojnë tepër vonë se dëshirojnë të ishin vaksinuar, sidomos pas shfaqjes së variantit Delta.

Të paktën 99 për qind e atyre në SHBA që vdiqën nga coronavirusi në gjashtë muajt e fundit nuk ishin vaksinuar, ka thënë Dr Rochelle Walensky, drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Të hënën, një mjek në një spital në Birmingham, Alabama, Brytney Cobia, tha se të gjithë, përveç një prej pacientëve të saj Covid në qendrën mjekësore Grandview nuk morën vaksinën, me atë që priste të shërohej plotësisht pasi kishte marrë oksigjen, raporton theguardian.

“Unë jam duke pranuar njerëz të rinj dhe të shëndetshëm në spital me infeksione shumë të rënda me COVID-19”, pohoi mjekja Brytney Cobia.

“Një nga gjërat e fundit që ata bëjnë para se të intubohen është se më luten t’i vaksinojë. Unë i mbaj dorën dhe u them se më vjen keq, por është tepër vonë”,shtoi ajo, duke iu referuar pacientëve që duhet të vihen në një aparat ventilator.

Zyrtarët e shëndetit publik të Alabama kohët e fundit raportuan se 96 për qind të njerëzve që kanë vdekur nga virusi që nga muaji prill nuk ishin vaksinuar plotësisht.