Fjalë Kyçe

“Njeriu më i lumtur në tokë” vdes në moshën 101 vjeçare

“Njeriu më i lumtur në tokë” vdes në moshën 101 vjeçare

I mbijetuari i Holokaustit Eddie Jaku, i cili vitin e kaluar publikoi librin më të shitur me kujtimet e tij, “Njeriu më i lumtur në Tokë”, ka vdekur në moshën 101 vjeçare në Sidnei, tha një udhëheqës i komunitetit hebre.

“Eddie Jaku ishte një fener drite dhe shprese jo vetëm për komunitetin tonë, por për botën,” tha në një deklaratë shefi ekzekutiv i Bordit të Deputetëve të Shtetit të South Wales, Darren Bark.

Ndërsa kryeministri Scott Morrinson, tha se ai do të mungojë veçanërisht komunitetit hebre.

“Ai do të mbahet mend gjithmonë për gëzimin që e ndoqi dhe qëndrueshmërinë e tij të vazhdueshme përballë fatkeqësive,” shtoi Bark, transmeton AP përcjellë Demokracia.

”Eddie ishte një frymëzim dhe një gëzim,” tha ai.

Jaku lindi si  Abraham Jakubowiez në Prill 1920, në qytetin gjerman të Leipzig. Prindërit e tij dhe shumë nga familja e tij më e gjerë nuk i mbijetuan luftës.

Ai u hoq nga shkolla në vitin 1933 në moshën 13 vjeçare sepse ishte hebre, por arriti të përfundojë shkollimin e tij të mesëm në një qytet tjetër nën një pseudonim në vitin 1938 me një kualifikim në inxhinieri precize.