Njeriu merimangë me origjinë franceze ka pushtuar një rrokaqiell tjetër pa asnjë pajisje sigurie – këtë herë një kullë në Filipine.
Alain Robert, veprimet heroike e të cilit kanë përfshirë ngjitjen e Burj Khalifa dhe Kulla Eifel në Dubai (828m), ngjiti këtë mëngjes kullën e GT International në Manila, shkruan Gazeta Alo.
I apasionuari 56-vjeçar është parë duke kapërcyer disa kate derisa ishte koha e pikut të trafikut rrugor, derisa po ngjiste strukturën 217 metra lartësi në pamje që të lënë pa mend.
Ngjitja e paligjshme e kullës 47 katëshe u bë pa mjete sigurie, pa litar dhe pa doreza.
Francezi u pa të zbriste nga struktura e gjitha prej xhami pak para orës 12:00 dhe u arrestua nga policia kur ai arriti në tokë.
Robert është në gjendje të shkëlqyeshme – ai është i hollë dhe peshon rreth 50kg, me një raport të ulët yndyre të eshtrave të muskujve që ndihmon atleticizmin dhe aftësitë e tij ekstreme.
‘Njeriu Merimangë’ është ngjitur në ndërtesa që kur ishte 11 vjeç dhe u njoh nga Rekordet Botërore të Guinness për ‘ngjitjen shumics së ndërtesave’ pasi pushtoi 121 struktura në vitin 2015.
Ai tha se mënyra e jetesës së tij ‘nuk është e lehtë’ për të ose familjen e tij dhe ka shumë anëtarë të publikut në mbarë botën që e dënojnë atë./Gazeta Alo/